Gjykata Penale e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë për 8 të arrestuarit në protestën e 17 majit, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.
Trupi gjykues dënoi me “arrest shtëpie” deri më 3 qershor Erik dhe Endrit Mërtirin, dhe me “detyrim paraqitje” drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, si dhe Kastriot Qeman, Romeo Lilën, Edion Xhoxhajn, Burim Tafilican dhe Sokol Ndojan.
Policia ditën e dielë shoqëroi 35 qytetarë, por vetëm 8 përfaqësues të VV-së u arrestuan.
Dhjetra qytetarë dhe përfaqësues të Vetëvendosjes protestuan sot para Gjykatës Penale në Tiranë.
Kundër arrestimit të tyre ka reaguar dhe presidenti Meta, i cili e quajti arrestimin si ‘politik’ dhe kërkoi lirimin e tyre.