Gjykata dënon 8 protestuesit e arrestuar, pas shembejs së Teatrit Kombëtar

Nga Exit News
Gjykata dënon 8 protestuesit e arrestuar, pas shembejs së Teatrit Kombëtar

Gjykata Penale e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë për 8 të arrestuarit në protestën e 17 majit, pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Trupi gjykues dënoi me “arrest shtëpie” deri më 3 qershor Erik dhe Endrit Mërtirin,  dhe  me “detyrim paraqitje” drejtuesin e Lëvizjes Vetëvendosja në Tiranë, Boiken Abazi, si dhe Kastriot Qeman, Romeo Lilën, Edion Xhoxhajn, Burim Tafilican dhe Sokol Ndojan.

Policia ditën e dielë shoqëroi 35 qytetarë, por vetëm 8 përfaqësues të VV-së u arrestuan.

Dhjetra qytetarë dhe përfaqësues të Vetëvendosjes protestuan sot para Gjykatës Penale në Tiranë.

Kundër arrestimit të tyre ka reaguar dhe presidenti Meta, i cili e quajti arrestimin si ‘politik’ dhe kërkoi lirimin e tyre.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>