Gjykata dënon me 12 vite burg ish-shefin e policisë maqedonase Sasho Mijallkov

Nga Exit News
Gjykata dënon me 12 vite burg ish-shefin e policisë maqedonase Sasho Mijallkov

Gjykata Penale e Shkupit dënoi me 12 vjet burgim, Sasho Mijallkovin, ish-shefin e policisë sekrete të Maqedonisë së Veriut.

Ai është shpallur fajtor për veprën penale “Bashkim kriminal”, “Përgjime të paligjshme” dhe “Shkatërrim të pajisjeve për përgjim”.

Mijallkov, u paraqit të martën në Prokurorinë e Shkupit, për të marrë vendimin e arrestit shtëpiak.

Të premten Prokuroria e Shkupit kërkoi që Mijallkovi të arrestohej. Ai akuzohet për disa përgjime të cilat u publikuan në 2015 nga kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, atëherë lider i opozitës.

Prokurorja Lence Ristevska kërkoi dënimin e Mijallkovit për tri vepra.

Ai akuzohet për përgjim të paligjshëm, shpërdorim të detyrës zyrtare dhe asgjësim të materialeve për përgjim. Prokuroria kërkoi dënim maksimal apo 13 vjet burgim.

Mijallkov akuzohet në kohën kur qenë në krye të Drejtorisë për Siguri Kombëtare, se ka përgjuar në mënyrë të paligjshme mbi 4,000 numra të telefonit, pa një vendim gjyqësor.

“Nuk jam arratisur asnjëherë, por kam qenë i sëmurë, me temperaturë 40 gradë, dhe për këtë jam vetizoluar, sepse kam dyshuar për simptoma të koronavirusit. Vetë kam ardhur në Prokurori për t’i sqaruar të gjitha dyshimet dhe akuzat”, tha Mijallkov para Prokurorisë së Shkupit.

“Arrestimi i tij ka ardhur si rezultat i masave të ashpra që ndërmori Qeveria dhe të gjitha institucionet e vendit për kapjen e tij. Gjatë tërë kohës kam qenë i informuar dhe kam drejtuar personalisht të gjithë operacionin, hap pas hapi, dhe më në fund u arrit rezultati që pritej nga të gjithë”, tha Zaev në një konferencë për media, mbrëmjen e së martës.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme