
Gjykata e Apelit në Shkup la në fuqi dënimin me 7 vjet burg për ish-kryeprokuroren speciale, Katica Janeva për akuzat “shpërdorim të detyrës, të pozicionit dhe të autoritetit si prokurore speciale publike”.
Ndërkohë, Gjykata po ashtu konfirmoi edhe dënimin me 9 vjet burg për Bojan Jovanovskin, i njohur si Boki 13, pronor joformal i televizionit “1TV”.
Janovski u akuzua se përdori influencën e tij tek prokurorja special Janeva, nga nëntori 2018 deri në prill 2019, për të ulur dëminin e një prej biznesmenëve më të pasur në vend, në këmbim të 1,5 milionë eurove.
Hetimi ndaj prokurores speciale filloi pas publikimit të një video-përgjimi nga gazeta italiane “La Verita”, ku shfaqen dy persona Bojan Jovanovski dhe Zoran Mileski.
Ata i premtojnë biznesmenit Orce Kamçev se në bashkëpunim me prokuroren Janeva do të mundësojnë lehtësimin e procesit gjyqësor që kishte nisur ndaj tij. Biznesmeni Kamcev akuzohej për një aferë korrupsioni tjetër, prokurore e të cilës ishte zonja Janeva.
Dy të dënuarit nuk e pranojnë fajësinë, duke pretenduar se operacioni kundër tyre, njohur ndryshe si afera “Reket”, ishte një tentativë për të diskretituar Prokurorinë Speciale.