Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin për sekuestron e pronave të Ylli Ndroqit. Në seancë ishte i pranishëm edhe një përfaqësues i Ambasadës Amerikane.
Seanca gjyqësore e djeshme u shty për shkak të numrit të lartë të çështjeve.
Më 7 gusht, avokatët e Ylli Ndroqit apeluan vendimin e gjykatës së posaçme për sekuestrimin e pasurive.
Prokuroria ka hetuar për 18 muaj pronarin e Ora News Ylli Ndroqin. Hetimet u kryen në bashkëpunim me policitë e vendeve të huaja “me qëllim sigurimin e provave për burimin e të ardhurave për përfitimin e pasurive”, njofton policia e shtetit, ditën e martë.
Gjithashtu, Policia njoftoi se “sekuestroi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi”, pas urdhërit të gjykatës.
Pasuritë e sekuestruara janë 11 kompani biznesi, 12 pasuri të paluatjshme, dhe 2 makina.
Kompanitë e sekuestruara po administrohen nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara.