Gjykata e Apelit të Floridës rrëzon padinë e Shkëlzen Berishës

Nga Exit News
Gjykata e Apelit të Floridës rrëzon padinë e Shkëlzen Berishës

Gjykata e Apelit në Florida, ka vendosur të shpallë të pafajshëm autorin e Librit “Armët dhe Çunat”, i paditur për shpifje nga djali i ish kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha.

Gjykata e Apelit në vendimin e saj argumentoi se:

“Gjykata e Distriktit të 11-të la në fuqi vendimi e gjykatës së rrethit kundër Shkelzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit të Shqipërisë, i cili paditi për shpifje shkrimtarin e librit “Armë dhe Shokë”, Guy Lawson dhe shtëpinë botuese.

Gjykata e shkallës së parë gjeti se Shkëlzen Berisha nuk paraqiti mjaftueshëm prova për të mbështetur akuzën e tij.

Gjykata gjithashtu vendosi se gjykata e rrethi nuk abuzoi me kompetencën e tyre për të ndaluar mocionin e Berishës që avokati i tij të marër në pyetje punonjës të shtëpisë botuese, dhe kjo do të mbrojë nga zbulimi i komunikimeve mes Laëson dhe Simon&Schuster.

Si përfundim, gjykata tha se Berisha nuk ka paraqitur asnjë provë mbi të cilën gjykata të mund të vendosë që gjykata e rrethit ka abuzuar me të drejtën e saj kur i mohoi atij të drejtën për zgjatje të procesit në minutën e fundit”.

Berisha paditi Lawson për shpifje, pasi ky i fundit kishte shkruar në librin e tij se Berisha ka qenë i përfshirë në biznesin famëkeq të armëve.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme