Gjykata e Apelit pushon çështjen e financimit të PD-së

Nga Exit News
Gjykata e Apelit pushon çështjen e financimit të PD-së

Gjykata e Apelit vendosi të enjten, të pushojë çështjen ndaj Lulzim Bashës dhe zyrtarëve të Partisë Demokratike në lidhje me lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2017.

Apeli la në fuqi vendimin e shkallës së parë, e cila argumentoi se nuk ka pasur prova se PD ka paguar shumën prej 500 mijë dollarësh, ndaj të dyja akuzat, si ajo për falsifikim të formularëve të deklarimit të shpenzimeve, ashtu dhe ajo e pastrimit të parava, nuk u provuan.

Shkalla e parë pohoi se prokuroria nuk ka mundur të provojë se mes Partisë Demokratike dhe kompanisë Biniada Trade ka pasur kontratë lobimi, dhe as se Nik Muzin i ka marrë 500 mijë dollarët nga PD.

Po ashtu, gjykata ka vlerësuar se mes PD-së dhe Nik Muzin nuk ka pasur kontratë dhe as ndonjë akt marrëveshje shoqëruese, ndërsa kontrata mes Nik Muzin dhe kompanisë Biniada Trade,  nuk ka pasur lidhje me interesa te ndonje partie politike.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme