Gjykata e Bashkimit Europian pranon kufizimet për therjen e kafshëve

Nga Exit News
Gjykata e Bashkimit Europian pranon kufizimet për therjen e kafshëve

Gjykata e Drejtësisë në Bashkimin Europian e quajti ligjin belg, i cili parashikon humbjen e vetëdijes së kafshëve para therjes së tyre, në linjë me rregullat e BE.

Në vendimin e dhënë një ditë më parë, hodhi poshtë pretendimet se ky ligj cenon ritet fetare. GJED argumentoi se “ligji në fjalë kufizon vetëm një aspekt të traditave fetare dhe se nuk ndalon praktikën në përgjithësi.”

Aktivistët për të drejtat e kafshëve e përshëndetën këtë vendim duke theksuar se u mundëson edhe vendeve tjera të anëtare të miratojnë masa të ngjashme.

Ndërkohë ambasadori izraelit në Belgjikë dhe Luksemburg, Emmanuel Nahshon e konsideroi këtë vendim “katastrofik dhe goditje për jetën e hebrenjve në Evropë”.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>