Gjykata e Lartë ka shqyrtuar 1,957 çështje gjatë periudhës prill-dhjetor 2020.
Në një deklaratë për mediat, kryetari në detyrë i GJL, Sokol Sadushi u shpreh se gjatë këtyre muajve janë dhënë 858 vendime (përfundimtare dhe të ndërmjetme) që i përkasin Kolegjit Administrativ, 627 vendime të Kolegjit Civil dhe 471 vendime të Kolegjit Penal.
Sadushi u shpreh se në këtë gjykatë në mars ishin 35,196 çështje të mbetura bag vitet e mëparshme.
Ai theksoi se nëprmjet bashkëpunimit me USAID, janë inventarizuar 22,995 çështje ose 66% e të gjithë volumit të çështjeve në gjykatë.
Sadushi kërkoi që në muajt e parë të vitit 2021 GJL të ketë gjyqtarë të rinj.
Gjykata e Lartë përbëhet nga 3 gjyqtarë të emëruar në mars të këtij viti.