Gjykata e Lartë nis shqyrtimin e çështjeve, pas më shumë se një viti

Nga Exit News
Gjykata e Lartë nis shqyrtimin e çështjeve, pas më shumë se një viti

Gjykata e Lartë ka nisur të mërkurën shqyrtimin e çështjeve në themel.

Në një njoftim zyrtar, GJL i kërkon palëve dhe avokatëve në proces të shohin shpalljet për seancat në faqe zyrtare.

“Gjykata e Lartë ka filluar shqyrtimin e çështjeve gjyqësore në seanca publike, sipas kalendarit të planifikuar dhe shpalljeve në faqen zyrtare të kësaj gjykate si dhe ambjentet e jashtme të saj. “

Gjykata e Lartë ka 3 nga 19 anëtarë, kuorum i cili i lejon të marrë vendime për çështjet e dërguara pranë saj.

Prej më shumë se 1 viti GJL ishte jofunksionale pasi kishte vetëm 1 anëtar. Ngritja e saj është një nga kushtet e vendosura nga BE-ja për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>