Gjykata e Lartë plotësohet me 10 anëtarë në korrik

Nga Exit News
Gjykata e Lartë plotësohet me 10 anëtarë në korrik

Gjykata e Lartë do të bëhet me 10 anëtarë brenda muajit korrik. Kështu u shpreh kryetarja e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, KLGJ, Naureda Llagami për Report Tv, të premten.

“KLGJ po vlerëson kandidaturat dhe brenda korrikut do të propozojmë 3 gjyqtarët në Gjykatën e Lartë [..] dhe me pas të do të bëhet e mundur edhe zgjedhja e 3 anëtarëve të saj për Kushtetuesen”, u shpreh Llagami.

Llagami shprehu shqetësimin për mungesën e gjyqtarëve në systemin e drejtësisë. 144 gjyqtarë mungojnë në systemin e drejtësisë, dhe prurjen e shkollës së Magjistraturës nuk arrijnë dot të plotësojnë vakanca:

“Sot në Apel kemi 25 gjyqtarë nga 79 që duhet të jenë dhe në sistemin gjyqësor mungojnë 144 gjyqtarë dhe prurjet e reja nga shkolla e Magjistraturës janë vetëm 44”.

Gjykata e lartë duhet të ketë 19 anëtarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>