Gjykata e Posaçme kërkon ndryshimin e OFL-së: Nuk po jep asnjë rezultat

Nga Exit News
Gjykata e Posaçme kërkon ndryshimin e OFL-së: Nuk po jep asnjë rezultat

Gjykata e Posaçme Anti-Korrupsion kërkon ndryshime të aktit normative për Operacionin Forca e Ligjit, pasi e shikon si jo të vlefshëm për sekuestrimin e pasurisë të të dënuarve për vepra të rënda kriminale.

Përmes një letre drejtuar ministrisë së Drejtësisë, gjyqtarët e GJKKO-së kërkojën ndryshimin e disa prej neneve të aktit normativ për OFL-në, pasi  ‘shumica e kërkesave që kanë mbërritur në gjykatë për sekuestrim pasurie janë  të dënuar për vepra penale të zakonshme,’ dhe jo për ata të dënuar që janë nën juridiksionin e SPAK dhe Gjykatës së Posaçme.

Sipas aktit normative, të gjithë subjektet që preken nga OFL-ja duhet të hetohen nga Prokuroria Speciale SPAK dhe më pas nga Gjykata e Posaçme.

Burime për Exit News kanë raportuar se që prej nisjes së OFL-së në 1 janar 2020, pothuaj të gjithë strukturat e SPAK-ut janë të angazhuara për të zbatuar këtë akt normtiv, duke shkaktuar një ngareksë të madhe. Por deri më tani asnjë pasuri nuk është sekuestruar me vendim të formës së prerë, pasi pjesa më e madhe e subjekteve të prekura nuk kanë pasur të tilla vepra penale që të mund të vinin pasuri të paligjshme.

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme