Gjykata e Posaçme lë në burg prokurorin e Sarandës

Gjykata e Posaçme lë në burg prokurorin e Sarandës

Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (GJKKO)  konfirmoi të hënën masën e sigurisë “arrest me burg” për prokurorin e Sarandës, Sali Hasën, i arrestuar para pak ditësh nën akuzën e korrupsionit.

Hasa ra në rrjetën e përgjimeve të SPAK-ut, gjatë kohës që ky i fundit po hetonte gjyqëtaren Enkeleda Hoxha.

Nga përgjimet, rezultoi se ai pushoi akuzën e plagosjes për Emiljano Miranin, pasi mori një shumë parash nga motra e tij, Elsona Papa, e cila po hetohet nën arrest shtëpiak.

E njëjta masë u aplikua edhe për 4 shtetas të tjerë mes të cilëve arbitri Qerim Ruçi dhe oficeri i policisë gjyqësore  Napoleon Hodaj, i cili në bashkëpunim me ish-ekspertin mjeko-ligjor, Hysen Korenica lehtësuan akuzën një të arrestuari për “Vjedhje me dhunë” dhe “Plagosje”.

Ndërsa zyrtari i klubit sportiv  ‘Përmeti” Bledar Hajredini u la në arrest shtëpie për përcaktim të rezultateve në garat sportive.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>