Gjykata e Tiranës ka dënuar të martën më 6 vite burg sipërmarrësen Vjollca Hoxholli.
Ajo akuzohet për mashtrim me pasojë të rënda. Prokuroria e Tiranës kishte dënuar më herët me 6 vite burg Vjolla Hoxhollin , e cila ishte arrestuar në 2018.
Hoxholli akuzohet se kur drejtonte kompaninë Hoxholli Shpk, shiste disa herë të njëjtin apartament dhe përfitonte paratë duke mashtruar qytetarë të ndryshëm.
Ajo kishte përfituar 318 mijë euro duke ushtruar veprimtarinë e mashtrimit.