Gjykata e Tiranës dha 30 ditë burg për djalin e gjykatësit Ibrahim Hoxha, arrestuar disa ditë më parë, bashkë me vetë gjykatësin.
Atë e bir akuzohen se kanë pranuar të marrin rryshfet për të dhënë një vendim në favor të një pale në një proces gjyqësor. Djali është personi që ka hyrë në bisedime me personin që do të jepte rryshfetin dhe me sekserim. Këta dy të fundit, po ashtu u arrestuan nga policia.
Gjykata e Tiranës pritet të japë vendimin dhe për gjykatësin Hoxha dhe për dy të arrestuarit e tjerë.