Gjykata e Tiranës vendos kundër ndërtimit të HEC-ve në Mat

Nga Exit News
Gjykata e Tiranës vendos kundër ndërtimit të HEC-ve në Mat

Gjykata Administrative Tiranë ka vendosur, të hënën, shfuqizimin e vendimit të Entit Rregullator të Energjisë që i hapte rrugë ndërtimit të dy HEC-eve në Sekë dhe Zais, në Bashkinë Mat.

Lajmi u bë publik nga vetë banorët e zonës së Parkut Kombëtar Zall-Gjoçaj, të cilët kanë protestuar disa herë kundër ndërtimit të dy hidrocentraleve në Sekë dhe Zais.

Nuk dihet akoma nëse kompania shoqërisë “Seka Hydropower” shpk do ta apelojë vendimin.

Banorët e zonës pretendojnë se ndërtimi i hidrocentraleve nuk do t’i lejojë më ata që të përdorin ujin, përmes të cilit ata sigurojnë jetesën e tyre, si dhe do të dëmtojnë zonën. Ata kanë protestuar disa herë gjatë këtij viti, madje disa herë dhe përpara zyrës së Kryeministrit Rama.

Qeveria Rama dha lejet për ndërtimin e dy hidrocentralve në tetor të vitit 2018. Këto leje janë pjesë e 100 lejeve për HEC-e të lëshuara nga qeveria Rama në 5 vitet e fundit.

Kryeministri Edi Rama tha në korrik se qeveria nuk do të japë më leje për HEC-e të vogla, pasi ato ishin “të padobishme dhe të dëmshme”. Sidoqoftë, asgjë nuk është bërë për dhjetëra leje tashmë të dhëna, shumica prej tyre në zonat e mbrojtura.

Një investigim i gazetarit Artan Rama zbuloi se qeveria ka miratuar në total 714 kontrata koncesioni për hidrocentrale, por vetëm ka njoftuar publikisht vetëm për gjysmën e tyre. Kontratat e koncesionit lëshohen përpara se të jepen lejet e ndërtimit të HEC-ve.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>