Gjykata jep vendimin për të arrestuarit e Lazaratit

Gjykata e Krimeve të Rënda dha sot dënimin për të arrestuarit gjatë aksionit policor në Lazarat, në qershor të vitit 2014. 10 të dënuarit u dënuan në total më 83 vjet burg, pasi kishin kërkuar gjykim të shkurtuar më parë. Gate Mahmutaj, drejtuesi kryesor i bandës së Lazaratit, u dënua me 17 vjet heqje lirie, por do të qëndrojë në burg vetëm për 12 vjet.

Në qershor të vitit 2014, ndërhyrja disa ditore e policisë në komunën e Lazaratit bëri të mundur arrestimin e dhjetra personave, si dhe asgjësimin e mijëra rrënjë bimë narkotike.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>