Gjykata Kushtetuese gjykon sot mosmarrëveshjen Rama-Meta

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuese gjykon sot mosmarrëveshjen Rama-Meta

Sot, me 18 maj, Gjykata Kushtetuese do të gjykojë padinë e Kryeministrit Edi Rama ndaj Presidentit Ilir Meta për mos dekretimin e ministrit të Jashtëm Gent Cakaj.

Data e gjykimit u botua në kalendarin e seancave në faqen e institucionit.

Në janar 2019 Kryeministri Rama paditi në Kushtetuese Metën pasi ai nuk dekretoi si ministër të Jashtëm, Gent Cakaj.

Kushtetuta parashikon se ministri emërohet nga Presidenti me propozim të kryeministrit.

Meta refuzoi më atë kohë të dekretonte Cakaj me argumentin se kandidatura e tij nuk i plotëson kushtet e nevojshme për të mbajtur postin e ministrit të Jashtëm.

Kjo solli mosmarrëveshje mes qeverisë dhe Presidentit. Më pas Rama mori  pozicionin e ministrit të Jashtëm.

Në një artikull të mëparshëm kemi argumentuar se kjo mosmarrëveshje nuk ka gjasa të shkojë në Kushtetuese pasi ka kaluar afati 6 mujor.

Konkretisht neni 55 i ligjit për Gjykatën Kushtetuese përcakton se kjo gjykatë mund ta shqyrtojë një marrëveshje të tillë brenda afatit gjashtëmujor që nga çasti i lindjes së saj. Kjo do të thotë se, Gjykata Kushtetuese duhet ta shqyrtonte këtë mosmarrëveshje deri në muajin qershor 2019.

Por ajo u bë funksionale rreth dy vite më pas lindjes së mosmarrëveshjes

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>