Gjykata Kushtetuese vendosi se ligji i ri i pronave nuk dëmton pronarët. Ajo u shpreh se ky ligj nuk është antikushtetues.
Për para pak kohësh, Presidenti Nishani, Partia Demokratike dhe Shoqata e Pronarëve dërguan për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese ligjin për pronat. Sipas tyre ky ligj cënonte të drejtat dhe sigurinë e pronarëve.