Gjykata Kushtetuese rrëzoi vendosjen e pragut kombëtar prej 1% për kandidatët e pavarur, të miratuar në ndryshimet e kushtetuese të 5 tetorit 2020.
Rrëzimi i pragut kombëtar prej 1% u kërkua në Kushtetuese nga kandidati i pavaruar, Elton Debreshi, në 13 prill 2021.
“Ky prag diskriminon kandidatet e pavarur, të cilëve u kërkohen më shumë vota se partive për t’u zgjedhur deputet në një qark,” shkoi Debreshi, në ankimimin e tij.
Gjithashtu, OSBE/ODIHR kërkoi në raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, rishikimin e pragut kombëtar prej 1% për kandidatët e pavarur për të respektuar parimin e mundësive të barabarta, is
Ndërsa, Komisioni i Venecias me dhjetori 2020 u shpreh se:
Nuk ka asnjë ndryshim thelbësor me zëvendësimin e pragut nga 3% (parti) ose 5% (koalicione) në nivel rajonal në 1% në shkallë vendi (neni 162 (1) i Kodit Zgjedhor).
Ulja e pragut kombëtar nga 3% në 1%, u miratua në tetor 2020. Pragu kombëtar është numri minimal i votave që duhet të marrë një parti për të fituar një mandat deputeti.