Gjykata Kushtetuse në Francë kalon ligjin për çertifikatat e vaksinimit

Nga Exit News
Gjykata Kushtetuse në Francë kalon ligjin për çertifikatat e vaksinimit

Gjykata Kushtetuese në Francë miratoi të enjten ligjin e propozuar nga presidenti Macron për detyrimin e paraqitjes së çerfitifikatës së vaksinimit për të hyrë në ambiente publike, bare, restorante apo aktivitete.

Propozimi i Macronit u kundërshtua fortë javën e kaluar, kur 20 mijë veta dolën protestuan për diskriminim dhe shkelje të të drejtave.

Presidenti francez ironizoi protestuesit duke deklaruar se disa njerëz e kanë humbur gjykimin në atë masë, sa të pretendojnë se janë në diktaturë. Ai shtoi se personat që nuk pranonon të vaksinoheshin ihsin egoist dhe të papërgjegjshëm.

Por, Gjykata hoqi disa nga klauzolat e ligjit, si detyrimi për karantinë 10-ditore për personat që testojnë pozitiv nga koronavirusi.

Gjithashtu, Gjykata argumentoi se personat mund të pushoheshin nga puna nëse refuzonin vaksinimin vetëm në rastin e kontratae afatëgjata, por në rastin e punësimeve afatëshkurtra.

Nisma ligjore shtyu shumë njerëz t’i drejtoheshin qendrave të vaksinimit, nga frika se nuk do të lejoheshin të shkelnin në bare apo restorante.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>