Gjykata ndryshon masën e arrestit për 2 kontrollorët e Rinasit

Nga Exit News
Gjykata ndryshon masën e arrestit për 2 kontrollorët e Rinasit

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e arrestit për 2 kontrollorët e Albcontrollit, nga arrest shtëpi në detyrim me paraqitje, në seancën e 3 qershorit.

Kontrollorët Armando Fezga dhe Muhin Mezini u akuzuan për organizimin e pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit.

Aeroporti i Tiranës nisi fluturimet 1 ditë pas pezullimit që u shkaktua për shkak të ndërprerjes së punës nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror. Pezullimi ndodhi për shkak të kontrollorëve të trafikut ajror që refuzuan të punonin me pretendimet se kishin stresit të lartë në punë.

Kontrolluesit e trafikut ajror shqiptar pezulluan punën e tyre të mërkurën. Ata pretenduan se ishin nën stres për shkak të mosmarrëveshjeve me bordin e agjencisë së tyre, Albcontrol.

Qeveria shqiptare solli kontrollorë turq të trafikut ajror për t’i zëvendësuar ata.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>