Një juri në Katania të Sicilisë vendosi të premten që ish-ministri i Brendshëm italian, Matteo Salvini, nuk do të shkojë në gjyq për akuzën e rrëmbimit, raporton Reuters.
Kreu i kreu i partisë së djathtë Lega Nord të Italisë në korrik 2019, bllokoi zbarikimin e anijen së rojes bregdetare Gregoretti, me mbi 100 emigrant në bord.
Bllokimi zgjati 6 ditë derisa aleatët evropianë të vendosnin mbi vendqëndrimin e tyre.
Një padi e ngjashme u ngrit ndaj Salvinit në Katania, kryeqyteti i Sicilisë, për bllokimin e një tjetër anije emigrantësh.
Gjykata e Palermos vendosi përkundrazi të pranojë padinë ndaj Salvinit muajin e kaluar dhe gjyqi pritet të fillojë në mes të shtatorit.
Prokuroria ka kërkuar rrëzimin e padisë edhe në këtë rast, pasi argumenton se asnjë traktat ndërkombëtar nuk është shkelur dhe akuzat për rrëmbim nuk kanë ku të qëndrojnë.
Salvini duket të jetë i të njëjtit mendim pasi të premten deklaroi para gazetarëve se “Nëse nuk kishte rrëmbim në Catania, atëherë nuk e shoh pse duhet të ketë rrëmbim në Palermo”.