Gjykata pushon çështjen për financimet e PD-së

Nga Exit News
Gjykata pushon çështjen për financimet e PD-së

Gjykata e Tiranës pushoi sot çështjen e Partisë Demokratike në lidhje me lobimin e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2017.

Në dalje nga gjykata, Eduart Halimi, në cilësinë e avokatit tha se vendimi i gjykatës “ishte për t’u përshëndetur pasi pas 2 vitesh i jepet fund një gjuetije shtrigash”.

“Vendimi i sotëm i gjykatës ishte vendim drejtësie. U provua pas më shumë se 2 vite hetime nga ana e prokurorisë, se gjithçka ishte akuzë tërësisht e sajuar, bazuar vetëm mbi spekulime, dhe u vërtetua katërcipërisht se nga 2 vjet hetime nuk kishte asnjë lidhje PD-së dhe nuk kishte asnjë vepër penale.

Nuk ishte shkelur asnjë ligj nga PD-ja dhe as nga zyrtarët e saj, as në Shqipëri dhe as në vend tjetër. U vërtetua katërciprisht se vepra penale nuk ekzistonte, fakti nuk ekziston, dhe vendimi i sotëm është një vendim për tu përshendetur. Pra, ishte një vendim drejtësie. Ky ishte një vendim që rrëzoi tërësisht gjithë akuzën, gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në territorin e prokurorisë dhe që u rrëzuan përfundimisht të gjitha akuzat ndaj PD-së”.

Çështja u shqyrtua nga gjyqtari Lazër Sallaku. Kryetari i PD-së, Lulzim Basha u përfaqësua nga Ivi Kaso dhe Eduart Halimi.

Në qershor 2019, prokuroria ngriti akuzat “falsifikim të formularëve” dhe “kryerjen e veprimeve financiare ose transaksioneve të copëzuara për shmangien nga raportimi” ndaj Lulzim Bashës, Arben Ristanit dhe ekonomistit të PD-së Ilir Dervishi.

Në nëntor 2019, prokurorët e çështjes vendosën të rrëzojnë akuzën për mosdeklarim të të ardhurave dhe kanë dërguar për gjykim vetëm për  falsifikimin e formularëve. Hetimet u kryen nga prokurorët Gjergj Tako, Ervin Karanxha dhe Kol Hysenaj.

Gazetarja Klodiana Lala raportoi se vetëm dy nga tre prokurorët e çështjes e kanë firmosur dosjen për në gjykatë, ndërsa prokurori Hysenaj nuk firmosi.

3 komente

  1. Toni 13 Janar, 2020 në 8:13 pm

    Prokurore te korruptuar e te paafte , medioker dhe te anshem politikisht.

    Djali i Kosta Karanxhas prokuror i Enver Hoxhes ,nje kriminel, Ervini eshte nje prokuror i paafte i korruptuar pervecse qe i merret goja. Por i sherben partise.

    Te mos flasim per Kole Hysenajn. Tmerr

    Cuditerisht nuk ka djem e vajza te tjere per prokurore dhe gjykates por pinjollet e enveristeve do te vazhdojne te jene ne promurori dhe ne pushtet. Si gjithmone te korruptuar financiarsht dhe moralisht te paafte profesionalisht dhe gjithmon sherbetore te partise kur i therret detyra.
    Hajde prit drejtesi nga Ervin Karanxha kur ai vepron per liderin e opozites nen urdherat e partise.
    Medet, cdo qytetar shkon per dhjame qeni me keta prokurore.

    • . 14 Janar, 2020 në 11:39 am

      te fala nga arta marku

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme