Gjykata ka rrëzuar padinë e ish ministres së arsimit Besa Shahini kundër kryetarit të forumit rinor të PD, Belind Këlliçi.
Lajmin e bëri të ditur vetë Këlliçi në një komunikim për mediat. Ai tha se ish ministrja nuk u paraqit në seancë.
“Jam sot sërish në Gjykatë, në seancën e tretë gjyqësore, në një proces farsë që Gjykata e rrëzoi, si çdo gjë që bën Rilindja pasi është farsë, në përballjen me ish- ministren e arsimit Besa Shahini, ministren më të dështuar që ka patur ndonjëherë Shqipëria në këto 30 vitet e fundit. Për seancën e 3-të radhazi refuzoi të vintë dhe të ballafaqohej me fakte dhe prova. Refuzoi në fakt të paraqitej pasi nuk ka asnjë provë e asnjë fakt për akuzën e ngritur ndaj meje në cilësinë e kreut të FRPD për shpifje.”
Këlliçi u padit nga Shahini për shpifje në 11 qershor të 2020 pas akuzave të tij për testin e maturantëve dhe zgjedhjeve në universitete.