Me datën 11 nëntor do të zhvillohet seanca gjyqësore kundër Komisionit për Përzgjedhjen e Kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit.
Shtatë prej të skualifikuarve nga gara për BKH kanë paditur në gjykatën adminstrative Komisionin e Përzgjedhjes, duke kërkuar pavlefshmërinë e vendimit të skualifikimit të tyre.
Të skualifikuarit janë ankuar për mungesë transparence gjatë garës, veçanërisht në fazën e dytë.
Shumë prej tyre pretendojnë se në fazën e dytë, atë të testit fizik, nuk pati transparencë dhe kritere të përcaktuara për pragun e pikëve në secilin prej disiplinave.
Po ashtu, ata shkruajtën se mes 103 kandidatëve të kualifikuar për në fazën tjetër, shumica kishin marrë shumë pak pikë në testin logjik. Ndërsa në mesin e 300 të skualifikuarve ishin ata që kishin marrë pikët maksimale në testim.
Të skualifikuarit, përmes komenteve, i kanë kërkuar drejtueses së BKH-së Aida Hajnas, që të dalë publikisht dhe të sqarojë situatën e krijuar në testime.