Gjykata e Shkodrës vendosi sot masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ për ish-deputetin demokrat Bardh Spahia.
Ish-deputeti Bardh Spahia akuzohet për ‘kundërshtim të policisë’ gjatë përplasjeve në KZAZ-në e Shkodrës më 18 qershor.
Seanca u zhvillua pa praninë e medias. Sipas gazetës Panorama, Zoti Spahia e ka quajtur arrestim e tij si ‘prapaskenë politike’ dhe ka kërkuar nga gjykata të shihen e të vlerësohen faktet.
Të pranishëm në seancë ishin dhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi dhe ish-deputetët Flamur Noka e Ervin Salianji, të cilët e quajtën arrestimin e Spahisë si të motivuar politikisht.
Jashtë gjykatës, të rrethuar me policë, kishte dhe shumë mbështetës të opozitës.
Ish-deputeti Spahia u arrestua mbrëmjen e 20 qershorit teksa po shkonte në emisionin ‘Open’ të gazetares Eni Vasili.