Gjykatësja e Gjykatës së Apelit Administrativ, Lindita Sinanaj nuk e kaloi dot procesin e vettingut, pasi nuk mundi të justifikonte, përmes deklarimit të pasurinë, një shumë prej 10.7 milionë lekësh.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i kryesuar nga Pamela Qirko, me relator Suela Zhegun dhe anëtar Lulzim Hamitajn mori vendimin për shkarkimin e saj nga detyra, të enjten.
KPK nuk evidentoi probleme me figurën dhe profesionalizimin, sipas një raportimi të Reporter.al, megjithse ai deklaroi se ishin shqyrtuar 3 nga 22 ankesat në adresë të Sinanajt.
Sinanaj e filloi karrierën si gjykatëse në Gjykatën e Fierit më 1993 dhe dhjetë vjetë më vonë kaloi në Gjyaktën e Apelit Administrativ.
Ajo nuk ishte e pranishme ne seancën e të enjtes, por në seancën degjimore, të zhvilluar të martën, gjykatësja kundërshtoi pretendimet e Komisionit për mosjustifikim të pasurisë.