Gjykatësja Rezarta Balliu nuk kalon vettingun

Gjykatësja Rezarta Balliu nuk kalon vettingun

Gjykatësja Rezarta Balliu nuk e kaloi dot procesin e vettingut, pasi përveçse nuk mundi të justifikonte pasurinë e deklaruar, ka patur edhe probleme me kriterin e figurës e atë profesional.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Genta Tafa (Bungo), me relatore Suela Zhegun dhe anëtar Olsi Komicin, mori vendimin për shkarkimin e saj nga detyra, të premten.

Sipas një raportimi të Reporter.al, Balliu u përball me konstatime të ngjashme me ato të bashkëshortit Arjan Balliu, ish gjyqtar i Apelit Durrës për kontrata fiktive, mungesë burimesh dhe mosdeklarime në disa vite.

Ajo kërkoi që pasuria që rezultonte 100 % në emër të bashkëshortit të mos vlerësohej, ndërkohë që kërkoi që të rihapej hetimi për dy kriteret e tjera. Kërka u rrëzua nga kreu u KPK-së, Bungo pasi shpjegimet e sjella nga gjykatësja ishin të pamjaftueshme për të ndryshuar vendimin e Komisionit.

Rezarta Balliu (Vigani) e  nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës në vitin 2000, ku ka punuar për dy dekada.

 

Adresa juaj e emailit nuk do bëhet publike.

Lajme te ngjashme