Gjykohen 19 komisionerë dhe 2 votues për krim zgjedhor

Nga Exit News
Gjykohen 19 komisionerë dhe 2 votues për krim zgjedhor

19 komisionerë dhe 2 votues po gjykohen për manipulim në zgjedhjet e përgjithshme të 2017 në zonën e Shijakut.

Ata akuzohen se kanë lënë votuesit të votojnë dy herë.

Dosja u dërgua nga SPAK për kompetencë në Prokurorinë e Durrësit më 6 gusht të vitit 2020.

Hetimi tregoi se komisionerët e qendrave të votimit në fshatrat e Shijakut kishin lejuar votimin nga disa persona në emër të zgjedhësve që ndodheshin jashtë vendit.

Ata kishin vulosur fletët e votimit në kundërshtim me Kodin Zgjedhor.

Hetimi zbuloi 52 vota të tilla në tre qendra votimi.

Për gjykim u dërguan komisionerët, Shpëtim Stafa, Elidon Stafa, Ramiz Tuda, Fredi Marku, Dalvis Biba, Emilian Tuda,  Redi Hysa, Indrit Bici, Mehdi Lala, Agim Lala, Oriada Lala, Bujar Sula dhe Qazim Lala, Bashkim Allushi, Jakup Bregu, Altin Lala, Kujtim Uruçi, Zyhra Lala dhe Qemal Domi.

Vepra për të cilën akuzohen parashikon deri në 5 vjet burg.

Po ashtu janë dhe dy votues që janë pjesë e gjyskimit.

Prokuroria akuzon Shpëtim Markun, banor i lagjes Xhafzotaj, Shijak.

Ai akuzohet sepse gjatë votimeve në zgjedhjet e përgjithshme të datës 25 qershor 2017 kishte votuar në emër të babait të tij.

Armelin Zeza akuzohet se ka votuar në emër të 25 personave të tjerë që ndodheshin jashtë shtetit.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>