Që prej janarit 2020, gjyqtarët nuk do të mund të përdorin më pasaportat diplomatike.
Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave më 12 qershor 2019, prek të gjithë gjyqtarët e shkallës së parë dhe Apelit.
Kështu, çdo pasaportë diplomatike lëshuar për gjyqtarët para 14 qershorit 2019 do të jetë e pavlefshme më 1 janar 2020.
Ky vendim i KM u padit nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë, e cila pretendoi se vendimi cenonte statusin e gjyqtarëve, që mbrohet me nenin 138 të Kushtetutës.
Por Gjykata Administrative e Apelit e ka nxjerrë jashtë juridiksionit me argumentin se çështja duhet gjykuar nga Gjykata Kushtetuese.
Deri në bërjen funksionale të GJK-së dhe shqyrtimit të padisë aty, vendimi i KM-së do të jetë në fuqi.