Gjyqtarët pa pasaporta diplomatike në janar 2020

Nga Redaksia
Gjyqtarët pa pasaporta diplomatike në janar 2020

Që prej janarit 2020, gjyqtarët nuk do të mund të përdorin më pasaportat diplomatike.

Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave më 12 qershor 2019, prek të gjithë gjyqtarët e shkallës së parë dhe Apelit.

Kështu, çdo pasaportë diplomatike lëshuar për gjyqtarët para 14 qershorit 2019 do të jetë e pavlefshme më 1 janar 2020.

Ky vendim i KM u padit nga Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Shqipërisë, e cila pretendoi se vendimi cenonte statusin e gjyqtarëve, që mbrohet me nenin 138 të Kushtetutës.

Por Gjykata Administrative e Apelit e ka nxjerrë jashtë juridiksionit me argumentin se çështja duhet gjykuar nga  Gjykata Kushtetuese.

Deri në bërjen funksionale të GJK-së dhe shqyrtimit të padisë aty, vendimi i KM-së do të jetë në fuqi.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>