Gjyqtari në Michigan kthen në burg 15 vjeçaren pasi nuk përfundoi detyrat e shkollës

Nga Exit News
Gjyqtari në Michigan kthen në burg 15 vjeçaren pasi nuk përfundoi detyrat e shkollës

Në Michigan një gjyqtari ka dhënë vendim për të dërguar një 15 vjeçare në burgim për të miturit, pasi shkeli lirinë me kusht duke mos përfunduar detyrat e shkollës gjatë karantinës.

Qytetarët kanë protestuar përpara shkollës së mesme kundër vendimit për nxënësen afro-amerikane e cila vuan nga një çrregullim që sjell vështirësi në përqëndrim dhe vëmendje (ADHD).

Gjykata e Lartë tha ditën e enjte se do të merrte në shqyrtim rastin.

Vajza u lirua me kusht në mes të muajit Prill pasi u dënua për vjedhje dhe agresion një vit më parë. Një nga kushtet e lirimit ishte detyrimi për të përfunduar detyrat e shkollës, raporton BBC.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>