Makina ku udhëtonte ndihmës kryesor Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy u qëllua me armë të mërkurën në mëngjes, duke plagosur shoferin.
Sipas autoriteteve ukrahinase, makina u godit me të paktën 10 plumba me armë automatike pranë fshatit Lesnyky, në afërsi të Kievit.
Ndërkohë, Reuters raporton se ndihmësi i presidentit, Serhiy Shefir, nuk u lëndua.
Shefir u caktua nga Zelensky në rolin e ndihmësit në maj të 2019.
Ai është skenarist, producent, bashkëthemelues dhe ish aksionar i Studio Kvartal-95, një kompani produksioni nën pronësinë e Zelensky-t dhe gruas së tij.
Ende nuk ka informacion zyrtar mbi autorët apo motivet e shënjestrimit të tij.