Gra dhe fëmijë mes viktimave nga sulmi terrorist në Kabul

Nga Exit News
Gra dhe fëmijë mes viktimave nga sulmi terrorist në Kabul

Të paktën 13 persona, mes tyre gra dhe fëmijë, dyshohet se kanë humbur jetën nga sulm vetëvrasës me bombë në një nga portat e aeroportit të Kabulit, raporton Reuters.

Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë kryer sulmin.

Burime të BBC raportojnë se një person ka hedhur veten në erë në mes të një turme njerëzish ku kontrolloheshin dokumente ndërsa një tjetër ka nisur të qëllojë me armë zjarri dhe më pas ka shpërthyer një tjetër bombë që kishte në trup.

Ambasada e SHBA në Kabul ka u ka bërë thirrje qytetarëve të largohen menjëherë nga portat e aeroportit.

Sulmi vjen pas alarmit të lëshuar të mërkurën në mbrëmje nga zyrtarë amerikanë dhe britanikë se aeroporti rrezikohej nga sulme terroriste nga militantë të grupit ISIS.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>