Zgjedhjet për president në Kroaci shkojnë në balotazh më 5 janar

Nga Redaksia
Zgjedhjet për president në Kroaci shkojnë në balotazh më 5 janar

Në Kroaci gara për president do të shkojë në balotazh mes 2 kandidatëve Zoran Milanoviç dhe Kolinda Grabar-Kitaroviç.

Pas zgjedhjeve që u mbajtën të dielën asnjë nga kandidatët nuk mundi të marrë shumicë të mjaftueshme votash duke bërë që të shkohet në një raund tjetër më 5 janar.

Në garë do të jenë vetëm 2 kandidatët që morën më shumë vota, Milanoviç i qendrës së majtë dhe Grabar-Kitaroviç e qendrës së djathtë e cila konkurron për një mandate të dytë.

Rezultatet paraprake në Kroaci treguan se Milanoviç ishte ndër më të parapëlqyerit me 29.5 për qind të votave, më pas vinte Grabar-Kitaroviç me 26.6, kandidati tjetër i së djathtës Miroslav Skoro me 24.4 dhe të tjerët me më pak se 10 për qind.

Dy kandidatët që morën më shumë vota bënë thirrje për një proces të qetë, pa shënjestrime apo përplasje mes partive duke përcjellë mesazhe bashkimi.

Në zgjedhjet presidenciale nevojiten diçka më shumë se 50 për qind të votave për të marrë mandatin. Presidenti në Kroaci ka mandat 5-vjeçar dhe zgjidhet nga qytetarët, ndërsa vlen të theksohet se ai ka autoritet të kufizuar pasi sistemi është parlamentar i vendosur prej vjeshtës së vitit 2000.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>