Grabitet makina e Tom Cruise në Birmingham

Grabitet makina e Tom Cruise në Birmingham

Makina e aktorit hollivudian Tom Cruise u grabit ndërsa ai po filmonte në Birmingham, Britabi.

BMW X7 ishte përdorur për të lëvizur gjatë xhirimeve të filmit Mission: Impossible.

Automjeti u grabit  në Church Street në qendër të qytetit nga ku ishte parkuar jashtë Grand Hotel, ku Cruise po qendronte.

Mendohet se brenda makinës ndodheshin disa nga bagazhet dhe sendet e aktorit, që thuhet se vlenin mijëra paund.

Makina u gjet për “një kohë të shkurtër” në Smethwick, rreth tre milje larg, sipas policisë, por valixhet mungonin.

59-vjeçari ka bërë bujë në Midlands gjatë gjithë javës, dhe është parë i veshur me një kostum të errët dhe syze dielli në qendrën tregtare të Central Birmingham, e cila ishte transformuar si një aeroport i Abu Dhabit për xhirime.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>