Gratë e komunitetit rom kërkojnë gjithëpërfshirje në shoqëri dhe politikë

Nga Exit News
Gratë e komunitetit rom kërkojnë gjithëpërfshirje në shoqëri dhe politikë

Qendra për Advokim Social si dhe vajzat e gratë e komunitetit rom përmes një letre të hapur kanë kërkuar gjithëpërfshirje në shoqëri dhe politikë.

Letra e tyre u publikua më 9 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Romëve.

Në letër ato adresojnë problematikat e shumta me të cilat ato ndeshen çdo ditë.

“Jemi mike të çdo gruaje rome e çdo gruaje të varfër që përballet me halle e probleme e që në fund është e fortë e do të jetë e zonja. Jemi ricikluese e me raste edhe pastrojmë. Disa prej nesh kanë shtëpi me tulla e disa të tjera në shtëpi të sajuar me ç’të jetë”, thuhet në letër.

Gratë rome përveç vështirësive që hasin në punë dhe në familje, përballen dhe me diskriminime nga shoqëria dhe institucionet.

Përmes letrës vajzat dhe gratë e komunitetit rom kërkojnë:

Marrjen në konsideratë të problematikave të tyre të përbashkëta, nga partitë politike. Ato kërkojnë që partitë të përfshijnë këtë komunitet në programet e tyre elektorale.

Trajtim me seriozitet i problematikeve të komunitet rom, të bazuar në kërekesat që ato kanë adresuar në institucionet përgjegjëse prej kohësh.

Nga initucionet përgjegjëse ato kërkojnë që të vendosen përpara përgjegjësive në garantimin e vendeve të përshtatshme dhe afatgjatë për sektorin e punësimit. Ato kërkojnë që institucionet të gjejnë skema punësimi të cilat përputhen me aftësitë dhe historikun e komunitetit të punësimit.

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>