Makina e Konsullatës së Përgjithshme të Shqipërisë në Greqi ka shpërthyer ditën e dielë në darkë. Sipas mediave greke makinës i është vendosur një bombë artizanale.
Makina ka qënë e parkuar përpara hyrjes së Konsullatës në Selanik. Policia greke ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.