
Greqia do të furnizojë Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut me vaksina kundër COVID-19, tha të enjten zëdhënësja e qeverisë greke.
Kjo lëvizje do të bëhet në koordinim me Bashkimin Europian njoftoi zëdhënësja e cila shtoi gjithashtu se secili vend do të marrë nga 20 mijë doza vaksinash, raporton Reuters.
Në fjalën e zëdhënëses së qeverisë nuk u bë e ditur kur do të bëhet dorëzimi i dozave dhe për cilën vaksinë bëhet fjalë.
Në Shqipëri që prej fillimit te pandemisë kanë ardhur mbi 800 mijë vaksina të ndryshme, si Pfizer, AstraZeneca, Sinovac dhe SputnikV.