Greqia ka vendosur hapjen e fluturimeve me Turqinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Lajmin e dha Autoriteti Grek i Aviacionit Civil (HCAA), sipas gazetës Greek City Time.
Të gjithë pasagjerët nga jashtë do të duhet të tregojnë një test negativ të COVID-19, të kryer brenda 72 orëve nga mbërritja në Greqi. Ata gjithashtu do të duhet të karantinohen në shtëpi ose në vendin e qëndrimit, për shtatë ditë.
Greqia shtyn kufizimet e udhëtimit deri në 5 Prill
Të gjithë udhëtarët nga jashtë duhet të paraqesin një test negativ të Covid-19 (PCR) të kryer deri në 72 orë para mbërritjes në Greqi dhe kryerjen e një testi të shpejtë Covid-19 në hyrjen me Greqinsë, në varësi të të dhënave të dhëna në formularët PLF.
Në rast se pasagjeri ka rezulton pozitive për koronavirusin, atëherë ai duhet të karantinohet për 14 ditë.
Për pasagjerët nga Mbretëria e Bashkuar, Greqia kërkon: karantinë 7-ditore dhe testi i ri PCR në përfundim të karantinës.
Karantina shtatë ditore është kush edhe për pasagjerët që vijnë nga Shtetet e Bashkimit Evropian.