Greqia hap kufirin me Maqedoninë e Veriut

Nga Exit News
Greqia hap kufirin me Maqedoninë e Veriut

Greqia ka hapur kufirin me Maqedoninë e Veriut pas më shumë se 14 muajsh.

Të gjithë qytetarët maqedonas për të kaluar në shtetin grek duhet të kenë kaluar Covid-19, të kenë test negativ jo më shumë se 72 orë përpara ose të jenë të vaksinuar.

Greqia i pranon të gjitha llojet e vaksinave.

Vendimi i Qeverisë greke ishte paralajmëruar qysh më herët, ndërsa ka të bëjë edhe me përmirësimin e ndjeshëm të gjendjes epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut raportoi të premten për 30 raste të reja të të infektuarve me koronavirus, pas testimit të 1,658 mostrave, dhe 16 viktima.

Deri më sot Maqedonia ka vaksinuar rreth 150 mijë qytetarë.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>