Tre në katër mësues në Greqi janë vaksinuar kundër koronavirusit ose kanë caktuar takim për marrjen e dozave.
Lajmin e dha Ministri grek i Arsimit, Niki Kerameus të Mërkurën në një intervistë për Alpha TV.
Kerameus konfirmoi se shkollat dhe universitetet në vend do të hapeshin normalisht në vjeshtë.
“Që nga shtatori, ne do të hapim të gjitha objektet arsimore normalisht, me universitete, shkolla, shkolla profesionale dhe të tilla,” tha ajo.
Sipas saj, gjithsesi, vendi ishte larg objektivit të vaksinimit dhe nuk kishte arritur ende tek imuniteti i tufës.
“Ne kemi vaksina në arsenalin tonë, por jemi akoma larg arritjes së imunitetit të tufës,” shtoi Kerameus.
Lajmi vjen në një moment kur, javën e shkuar, Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve deklaroi se nuk rekomandonte mbylljen e mëtejshme të shkollave, edhe në rast se Evropa do të përballej me një tjetër valë infektimesh.
Sipas raportit të saj të fundit, përfitimet e fëmijëve që ndjekin shkollën tejkalojnë rrezikun e kontraktimit dhe përhapjes së COVID-19.