Greqia regjistroi të hënën 773 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, sipas të dhënave që vijnë nga agjensia e lajmeve AMNA.
Greqia ka konfirmuar 348 568 raste nga fillimi i pandemisë.
Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 36 infeksione kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë.
Vendi shënoi 62 vdekje në të njëjtin interval, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i pandemisë, në 10 587.
Shumica e atyre që humbën jetën kishin sëmundje të tjera të mbivendosura.
Gjithsej 797 pacientë janë në intubim në spitale, ndërkohë që qysh nga fillimi i pandemisë rreth 2 146 pacient janë liruar nga reanimacioni.
363 pacientë me Covid-19 u pranuan në spital në 24 orët e fundit, mosha mesatare e të cilëve llogaritet rreth 44 vjeç.