Greqia konfirmon mbi 2300 raste të reja dhe 2 viktima

Greqia konfirmon mbi 2300 raste të reja dhe 2 viktima

Greqia regjistroi të dielën 2 327 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, 6 prej të cilave kapur në kufi, sipas të dhënave që vijnë nga agjensia e lajmeve AMNA.

Greqia ka konfirmuar 437 345  raste me koronavirus qysh nga fillimi i pandemisë.

Në rastet e konfirmuara të 7 ditëve të fundit, 153 infeksione kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë, ndërkohë që 1 986 të tjera janë gjurmuar te një pacient i mëparshëm.

Vendi shënoi 2 vdekje në të njëjtin interval, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave, që nga fillimi i pandemisë, në 12 787.

Shumica e atyre që humbën jetën kishin sëmundje të tjera të mbivendosura dhe ishin mbi 70 vjeç.

Mesatarisht, javën e fndit janë shtruar 56 pacientë në spitale, ndërkohë që qysh nga fillimi i pandemisë rreth 2 735 pacient janë liruar nga reanimacioni.

Mosha mesatare e rasteve të reja ishte 42, dnërsa mosha mesatare e viktimave llogaritet 78 vjeç.

Greqia ka vaksinuar plotësisht rreth 4 milion prej 10,7 milion banorëve të saj, ndërkohë që ka administruar mbi 9 milion doza vaksinash gjithsej.

Fushata e vaksinimit duket se ka ndikuar ndjeshëm në numrat e shtrimeve dhe fataliteteve, ndonëse vendi ka ende numër të lartë rastesh të reja.

 

 

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>