Greqia filloi të premten heqjen e një sërë kufizimesh, të vendosuramë herët për përmbajtjen e koronavirusit.
Agjensia mediatike greke, AMNA, njoftoi se vendi do të gëzojë më shumë liri, por se masat e mbrojtjes personale, si maska apo distancimi, do të vazhdojnë të ndiqen.
Lehtësimi vjen në një kohë kur vendi shpreson të jetë në gjendje të hapet për sezonin turistik.
Si rrjedhim, të premten u lejua hapja e bareve, restoranteve, vendeve turiststike, muzeve dhe kazinove.
Gjithashtu, do të lejohet udhëtimi nga rajoni në rajon si dhe ora policore do të ngushtohet.
Qytetarët mund të qarkullojnë deri në orën 00:30 të mëngjesit, nga ora 23:00 që aplikohej më parë.
Ata që duan të udhëtojnë në ishuj, me përjashtim të Lefkadës, Evias dhe Salaminës, duhet të paraqesin një certifikatë vaksinimi (14 ditë pas dozës së dytë), një test PCR të 72 orëve të fundit, një test të shpejtë 24-orësh ose vërtetim që personi e ka kaluar koronavirusin, i vlefshëm për 2-9 muaj.
Qysh nga fillimi i pandemisë, Greqia ka regjistruar mbi 370 mijë raste infektimi nga Covid-19, prej të cilave mbi 11 mijë kanë rezultuar në fatalitet.