Greqia lejon 1050 hyrje në ditë: 300 hyrje nga Kapshtica, 750 hyrje nga Kakavija

Nga Exit News
Greqia lejon 1050 hyrje në ditë: 300 hyrje nga Kapshtica, 750 hyrje nga Kakavija

Policia greke ka njoftuar Policinë shqiptare se çdo ditë duke filluar nga 16 gushti, nga ora 06:00 deri në orën 22:00, nga “Kakavija do lejohet të hyjnë në Greqi vetëm 750 shtetas çdo ditë, ndërsa nga Kapshtica vetëm 300 shtetas çdo ditë”. Pika kufitare e Kapshticës e ka arritur kuotën prej 300 hyrjesh në orët e para të mengjesit dhe si pasojë e ka mbyllur pikën doganore për sot.

Udhëtarët që duan të hyjnë në Greqi duhet të plotësojnë këto kushte:

Të kenë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorë sezonal, ose të kenë marrë konfirmim nga autoriteti përkatës.

Të kenë kryer testin Covid-19, 72 orë para se të udhëtojnë, dhe rezultati të jetë negativ.

Testi duhet të kryhet në Institutin e Shëndetit Publik ose në një spital ose klinikë private.

Dokumenti i testit duhet të përmbajë, të dhënat personale të personit, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze.

Të gjithë ata që duan të udhëtojnë drejtë Greqisë dhe nuk janë rezidentë duhet të plotësojnë 48 deri në 72 orë para udhëtimit, një formular online për të regjistruar të gjithë të dhënat e tyre dhe vendqendrimin në Greqi. Pas plotësimit të formularit online, udhëtari merr një e-mail konfirmimi me një barcode të cilin duhet ta tregojë para autoriteteve greke.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>