
Autoritete greke kanë sugjeruar mbylljen e shkollave për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19.
Sipas të dhënave ka një numër të madh rastesh tek moshat e reja.
Sugjerimi është bërë që shkollat të qëndrojnë të mbyllura deri të martën e javës së ardhshme.
Gjatë kësaj periudhe mësimet do të bëhen online.
Komiteti i ekspertëve gjatë takimit të premten sugjeroi që njësitë rajonale të Evritanisë, Halkidiki, Kilkis dhe Lesvos, si dhe bashkitë e Janinës, Metsovo, Katerini, Skiathos dhe Chania të vendosen në zonat e kuqe.
Të premten në Greqi u regjistruan 2 357 raste dhe 49 viktima. Në total janë 217 018 raste në Greqi dhe 6 986 viktima.
Nga fillimi i pandemisë janë shëruar 182 945 persona.