Greqia nis shpërndarjen falas të testeve Covid19

Nga Exit News
Greqia nis shpërndarjen falas të testeve Covid19

Në prill, Greqia do të fillojë shpërndarjen falas të testeve COVID-19 që do t’i lejojë banorët ta bëjnë vetë dhe të ulin presionin mbi sistemin shëndetësor, i cili është përballur me një rritje të rasteve të reja pozitive, raporton Reuters.

“Është një mjet i ri në betejën e vendit kundër pandemisë. Testet do të lejojnë një monitorim më të mirë epidemiologjik, dhe natyrisht në parandalim”, tha zyra e kryeministrit në një deklaratë për median.

Qeveria theksoi se testet kanë një normë saktësie rreth 95% -99%. Ato janë më të lehta për t’u bërë sesa testet e shpejta, që kanë nevojë për mostra të hundës dhe pështymës në vend të mostrës nazofaringeale të përdorur në teste të shpejta.

Njerëzit që rezultojnë pozitiv do të duhet ta raportojnë atë tek autoritetet shëndetësore për monitorimin dhe gjurmimin e infeksioneve të COVID-19.

Qeveria tha se Greqia do të ishte vendi i parë evropian që i bën testet kaq lehtësisht të disponueshme dhe falas.

Greqia do të heqë disa kufizime të bllokimit të COVID-19 javën e ardhshme si pjesë e një plani për të rihapur gradualisht ekonominë.

Të premten, autoritetet shëndetësore raportuan 2,785 raste të reja me koronavirus dhe 64 vdekje, duke i cuar infeksionet totale në 233,079 që nga rasti i parë u zbulua në shkurt të vitit të kaluar dhe numri i vdekjeve në 7,361.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>