Greqia njeh pasaportat e skaduara të shqiptarëve deri në 31 dhjetor 2020

Nga Exit News
Greqia njeh pasaportat e skaduara të shqiptarëve deri në 31 dhjetor 2020

Greqia do të njohë pasaportat e emigrantëve shqiptarë që skadojnë apo kanë skaduar, deri në fund të vitit 2020. Ky lëshim bëhet për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe vështirësisë në lëvizjes së emigrantëve për të ardhur në Shqipëri dhe për të rinovuar dokumentet.

Lajmin për vendimin e Greqisë e ka bërë publik Komuniteti Shqiptar i Selanikut, i cili falendoroi qeverinë greke:

“Është vërtet një vendim shumë i dobishëm dhe është nga ato rastet e rralla kur qeveria greke tregon anën sociale dhe “mirëkuptimin” e saj, aq më tepër kur bëhet fjalë për dokumente identifikimi (pasaportë) të skaduara që janë kompetencë dhe përgjegjësi e shtetit shqiptar, të pranojë vlefshmërinë e tyre për një periudhë kohorë te caktuar.”

Vetëm pak ditë më parë, mijëra emigrantë shqiptarë të ardhur në vend për të rinovuar pashaportat, u bllokuan për 4 ditë në doganën e Kakavijës.

Lajme te ngjashme

Më të lexuarat

Dërgo informacion në mënyrë konfidenciale

Nëse keni informacion në interes të publikut mund ta dërgoni te redaksia e Exit duke zgjedhur te mbeteni anonim nëse dëshironi.

Mënyrat e dërgimit >>